Gianni De Biasi u rikthye ditën e djeshme në Shqipëri. Ish-trajneri i famshëm i Shqipërisë, aktualisht në drejtim të Azerbajxhanit, luajti sfidën ndaj Qipros për llogari të Nations League.
Në Azerbajxhan po luftohet prej ditësh me Armeninë dhe FSHF i erdhi në ndihmë trajnerit italian dhe drejtuesve të futbollit azer, duke i lejuar të luanin në “Elbasan Arena”, takim që u mbyll 0-0.
https://www.instagram.com/p/CGU8bm8BoIw/?utm_source=ig_web_copy_link
De Biasi ka përfituar ditën e sotme të bëjë një vizitë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe vlerësoi punën e bërë dhe investimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Ky është projekt vërtetë madhor dhe mund të them se është bërë një punë e shkëlqyer. Kur e krahasoj me fillimet e mia në Shqipëri, ka një ndryshim shumë të madh dhe pozitiv veçanërisht në drejtim të infrastrukturës. Ndihem vërtetë mirë të shikoj këto investime dinjitoze“, u shpreh Gianni De Biasi. /abcnews.al