Projekt buxheti i 2021, Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi

schedule10:27 - 21 Tetor, 2020

schedule 10:27 - 21 Tetor, 2020

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, zhvilluar nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Analia Denaj, paraqiti projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Në prezantim Denaj theksoi:

“Synim për vitrin e ardhshëm do të jetë rimekembja ekonomike pas pandemise. 6 mld lekë janë akorduar për përballimin e pandemisë Covid, përfshirë edhe blerjen e vaksinës. 28 mld lekë janë akorduar për rindërtimin dhe 1,5 mld lekë vetëm per bonusin e qirave për familjet e mbetura pa strehë. Buxheti 2021 për infrastrukturën, parashikojmë përfundimin e projekteve të nisura. Përparësi siguria rrugore, përfundimi i rrugës së Arbrit, nisja e punimeve në Tunelin e Llogarasë. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet në nivelin 5,5% ndërsa për këtë vit tkurrja mbi 6%”.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Denaj tha se buxheti i 2021 parashikon një fond prej 1 mld lekë për procesin zgjedhor.

Sipas Denaj, rritja ekonomike përgjatë përiudhës 2021-2023 pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!