Progresraporti për vitin 2024/ Ambasadori i BE: Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë

schedule11:21 - 31 Tetor, 2024

schedule 11:21 - 31 Tetor, 2024

Komisioni Europian i dorëzon qeverisë  progres raportin për vitin 2024. Në fjalën e tij ambasadori i BE, Silvio Gonzato foli për progresin e arritur, ndërsa nënvizoi në raport theksohet domosdoshmëria për të vijuar luftën kundër korrupsionit.

“Raporti ofron qëndrim të drejtë se ku qëndron vendi. Disa nga gjetjet kyçe të raportit. Sa i përket kriterit politik raporti vlerëson funksionin e ligjit pjesërisht të kënaqshme. Edhe për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi kryesor është nevoja urgjente për një dialog konstruktiv. Funksioni i gjyqësorit zë hapësirë të madhe, funksioni zënë disi progres, shqetësimet mbeten për ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Raporti jep rekomandime për të trajtuar çështjet. Sa i takon efikasitetit të drejtësisë, mund të them se po bëhet progres. Korrupsioni shihet si një shqetësim serioz edhe pse raporti vëren një punë konkrete. Komisioni sheh përpjekje për përmirësim në luftën kundër korrupsionit. Duhet përparim. Kur vjen fjala për luftën kundër krimit është bërë disi progres sërish falë SPAK që ka rritur kapacitetin në luftën kundër pastrimit të parave.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!