Komisioni Europian pritet të prezantojë sot planin ekonomik të investimeve sa i takon vendeve të rajonit dhe Shqipërisë.
Paketa i nënshtrohet aprovimit nga Kolegji i Komisionerëve përpara mesditës.
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Vrhelyi pritet ta prezantojë në Parlamentin Europian.
Prezantimi pritet të jepet rreth orës 15:00 ditën e sotme, më pas rreth orës 16.30 komisioneri do të dalë në një konferencë për shtyp, për të sqaruar detajet të kësaj pakete investimesh, për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gazetarja Erisa Zykaj nga Brukseli raportoi për Abc News se Progres raporti nuk ka asnjë surprizë për Shqipërinë.
Shqipëria ka 15 kushte për të plotësuar dhe në këndvështrimin e Komisionit Europian, vendi ynë ka 6 parakushte që ata konsiderojnë se duhen plotësuar, përpara se të hapen negociatat e anëtarësimit me BE.
Këto 6 parakushte kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ngritjen e organeve të drejtësisë në luftën me krimit, ligji për mediat dhe masat që janë marrë nga qeveria për uljen e emigracionit, si dhe me goditjen e aseteve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Komisioni Europian ka përshëndetur marrëveshjen e “5 qershorit” si një përpjekje e të gjitha palëve për aprovimin e reformës zgjedhore, por zhvillimet politike së fundi kanë bërë që qëndrimi i KE të vihet në dyshim.
Mbetet i paqartë qëndrimi i Komisionit Europian në lidhje me ndryshimet që u bënë në Këshillin Politik, dhe se do të duhet një moment i dytë për një panoramë të qartë të qëndrimit të tij.
Në momentet që flasim është mbledhur Kolegji i Komisionerëve i cili pritet të aprovojë rreth orës 12:00 paketën ekonomike dhe investimet.
Paketën ekonomike, bën fjalë për një mbështetje dhe reformë afatgjatë e cila do ti shërbejë vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, për punësimin dhe ndërmarrjet e vogla, ndalimin e rrjedhjes së trurit por edhe fusha të tjera.
Zykaj raportoi se Komisioni Europian ka kuptuar që për të anashkaluar aktorë të tjerë të rëndësishëm në rajon siç janë Kina, Turqia, Rusia duhet të hyjë fuqimisht në Ballkanin Perëndimor por me investime. KE ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike të Balkanit Perëndimor, nga problemet që ka krijuar pandemia dhe goditjet e tjera, por edhe për të krijuar tregun e përbashkët me BE.
Ky plan është anoncuar që në muajin Shkurt nga Komisionerja Ursula Von Der Leyen e cila është shprehur se do të kenë rolin e tyre në rajon.
Mbërritja sitën e nesërme në Shqipëri të komisionarit Varhelyi, i cili ka qenë i qartë sa herë që është marrë një hap në Shqipëri nga palët politike, tregon se KE do të reagojë në mënyrë të qartë për Shqipërinë.
Komisioni Europian është shprehur gjithashtu se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet patjetër deri në dhjetor.
Zykaj tha gjithashtu se ka ende vende ende skeptike për Shqipërinë në lidhje me fillimin negociatave.
Gazetarja raporton se për momentin asnjë nuk konsideron se Shqipëria ka përmbushur të gjithë kushtet për të patur një datë, ndërsa theksohet se asnjë shtet, vend anëtar i BE, nuk mund të hapë negociatat kur një vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
Gjasat janë që shtetet anëtare japin sinjale që gjithçka do të shkojë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Debati për Shqipërinë në lidhje me negociatat shkon përtej zgjedhjeve.
N.D./abcnews.al