Programi kundër hiperturizmit në Venecia, kush përjashtohet nga pagesa për të hyrë në qytet

schedule15:38 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:38 - 6 Shtator, 2023

Imponimi i biletës së hyrjes po promovohet nga autoritetet e Venecias me synimin për të “frenuar” turizmin masiv që po lë “mbyt” qytetin italian, i cili është i përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Siç thekson gazeta “Guardian”, ky është një program pilot që do të hyjë në fuqi nga pranvera e vitit 2024.

Një zyrtar i këshillit të qytetit të Venecias e mbështeti propozimin, vetëm disa javë pasi UNESCO njoftoi se Venecia duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pjesërisht për shkak të ndikimit të turizmit masiv.

“Rregullimi i flukseve turistike në periudha të caktuara është i nevojshëm, por kjo nuk do të thotë mbyllje e qytetit. Venecia do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë”, tha kryebashkiaku i qytetit Luigi Brugnaro.

Kush përjashtohet nga programi me pagesë?

Banorët, studentët dhe fëmijët nën 14 vjeç do të përjashtohen nga programi me pagesë, si dhe turistët që qëndrojnë gjatë natës në qytet, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

Turistët ditorë do t’u kërkohet të paguajnë shumën prej 5 euro për person për të hyrë në qytetin historik të Venecias, thuhet në deklaratë.

Për Marco Gasparinettin, një politikan vendas, pavarësisht turizmit masiv, blerja e biletave është e diskutueshme mes vendasve.

Kur turistët mendojnë për Venedikun, nënkuptojnë kryesisht qendrën historike, sheshin e famshëm të Shën Markut, Urën e Rialtos dhe Kanalin e Madh si dhe shumë ishuj më të vegjël.

Megjithatë, fluksi i njerëzve në zonë ka shkaktuar probleme serioze në Venecia si çështje të pastërtisë dhe vandalizmit.

Disa venecianë besojnë se qyteti duhet të trajtojë ndryshe turizmin masiv.

Megjithatë, çështja e tepricës së turistëve është diskutuar për mbi 20 vjet në Venecia dhe deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!