Programi IPARD lll në Shqipëri, Rama: 146 milionë euro do të financohen për bujqësinë dhe zonat rurale

schedule10:57 - 18 Maj, 2022

schedule 10:57 - 18 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programi IPARD III në Shqipëri që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Rama tha se sot bujqësia po merr frymë dhe fshati nuk po braktiset. Sipas Ramës të kundërtën e thonë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me fshatin. I pari i qeverisë theksoi se duhet bashkim forcash nga fermerët që të dalin në treg.

“Është një shumë 50% më e lartë se shuma e financimit. Hapet një rrugë e gjerë për të gjitha ata që do ndjekin shembullin e zhvillimit në sipërmarrje. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme në jetën rurale të vendit. U vonua, për shumë vite në fakt.”

“Sot është hapur rruga që duan të vrapojnë më shpejt. Është një transformim konkret. Si mund të behet sukses në bujqësi dhe nuk janë dëshira por fjalë që kanë mbështetje në fakte.”

“Ata që kanë prona në zona të vështira dhe infrastruktura e bën të kushtueshme nxjerrjen e produktit. Aty mund të ndërtohet një sipërmarrje që bën sukses. Aty mund të investohen kursimet dhe të fitosh dyfish apo pesë fish më shumë se puna në emigracion. Është konsumatori që vjen tek shërbimi dhe kërkon produktin. Realiteti i agroturizmit që është në një fazë të parë ende. Flet vetë realiteti.” tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!