Eksperti për politikat e punësimit, Arbër Xhihani, në një intervistë për emisionin “Money Report” në ABC News, ka theksuar se sektori i turizmit ka dhënë kontributin më të madh në uljen e papunësisë në vend, e cila ka arritur nivelin 8.5%.
Megjithatë, sfida kryesore mbetet papunësia e të rinjve, e cila ka kaluar nivelin 20%, një shifër që konsiderohet shqetësuese dhe që pritet të jetë në qendër të politikave qeveritare në katërvjeçarin e ardhshëm.
Xhihani vë në dukje se kërkesat për paga më të larta dhe kushtet e punës janë faktorë që ndikojnë në angazhimin e të rinjve në tregun e punës, ndërsa thekson nevojën për një riorganizim të sistemit arsimor dhe orientimin drejt edukimit profesional.
“Sektori i turizmit, ka pasur pjesën më të madhe të numrit të të punësuarve, çka rrit n djeshëm uljen e papunësisë. Kemi një ulje të papunësisë që arritur vlerën 8.5%, çka tregon se më shumë kemi angazhime në punë. Problematika kryesore mbetet papunësia te të rinjtë, e cila kalon nivelin 20%. E cila është shifër shqetësuese. Ky është fokusi kruesor që do të kenë politikat e qeverisë në 4-vjeçarin e ardhshëm.
Papunësia te të rinjtë është më e theksuar për shkak, të pretendimeve për një pagë më të lartë për të përmbushur kërkesat e tyre. Gjatë vitit 2024 ka pasur një rritje të pagës mesatare. Por, nuk është vetëm paga që ndikon tek pritshmëritë, por janë edhe kushtet e punës, trajtimi i punonjësve e shumë të tjerë. Për këtë arsye ka humbur dhe besimi tek punëkërkuesit shqiptar. Mendoj se kjo po ndryshon edhe për shkak të disa politikave. Prandaj dhe duhet një riorganizim i sistemit arsimor.
Mbi 80% e vendeve vakante të punës kërkojnë një njohuri specifike të punëmarrësit, kërkojnë profesionistë. Garancia rinore është një instrument shumë i rëndësishëm i cili do të jetë një suport në rritje për të gjithë të rinjtë që të nisin një edukim profesional dhe për të patur një vend pune”, tha eksperti./abcnews.al

