Programi i “Djathtas”/ Alibeaj: Taksë e sheshtë, deri në 10 përqind

schedule15:32 - 16 Shkurt, 2025

schedule 15:32 - 16 Shkurt, 2025

Te djathtet nuk do te perfaqesohen vetem me Sali Berishen ne zgjedhjet parlamentare te 11 majit. Enkelejt Alibeaj prezantoi kete te shtune programin e “Djathtas 1912”, ku tha se taksa e sheshte dhe ulja e Tvsh te produkteve te shportes do te jete alternativa e tyre per qytetaret.

Ne jemi të bindur në aplikimin e taksës së sheshtë mbi kapitalin, të ardhurat nga puna dhe të ardhurat jo nga paga. Vendosja e nivelit të saj nuk duhet bërë në mënyrë autoritare, por në konsultim ligjor me ekspertët kombëtarë e nderkombëtarë e sidomos me grupet e interesit të biznesit. Në çdo rast kjo taksë nuk do të jetë më tepër se 10%. Gjithashtu 0 tatim per pagat deri në 60.000 lekë. Bizneset që qarkullojnë deri në 20 milion lekë në vit do të quhen biznese të vogla. Këto biznese do të kenë 0 taksë. Do të kenë detyrim veç kontributet shëndetësore e shoqërore. 0 taksë për profesionet e lira. TVSH e produkteve të shportës do të ulet nga 20% në 10%”.

Ndersa bashkethemeluesi, Rezart Kthupi, foli per nje standart te ri sesi duhet te jete deputeti i se djathtes.

“Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike, të pastër, të vendosur dhe të palëkundur përballë presioneve dhe tundimeve të pushtetit. Deputeti i së Djathtës duhet të jetë një libër i hapur, me një histori të pastër dhe pa hije korrupsioni. Ç’dokush që ka kaluar derën e një institucioni drejtësie për t’u hetuar, nuk ka vend në këtë betejë. Ne nuk bëjmë pazar me integritetin! Deputeti ynë nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia, por duhet ta mbështesë atë pa asnjë rezerve”.

Me heret, perfaqesuesit e Djathtas 1912 kane deklaruar se nuk do te bashkepunojne me Partine demokratike te Sali Berishes, e cila sipas Enkelejt Alibeajt eshte kthyer ne nje mburoje te problemeve qe kryedemokrati ka me drejtesine./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!