Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar detaje interesante për profilizimin e politikanëve shqiptarë. Në studion e ABC Live, Karamuço tha se është një grup i cili merret me një gjë të tillë, i përbërë nga të huaj dhe daton nga viti 2018.
Sipas ekspertit, qëllimi i këtij studimi shkencor mbi profilizimin e politikanëve është se ju vjen në ndihmë gazetarëve. Karamuço tha se janë 10 politikanë që u është ndërtuar një profil, por të dhënat e tyre janë shumë konfidenciale dhe nuk bëhen asnjëherë publike. Sipas tij, në këtë rast nuk shkelet asnjë e drejtë dhe se një gjë e tillë bëhet me shumë politikanë të rëndësishëm në botë.
“Nuk jam pjesëtar i atij grupi është me të huaj dhe shqiptarë. Ka nisur gjithçka nga Alan Fridman, biografi i Berluskonit. Ne jemi në kërkim të së vërtetës. Janë disa faza që ne depërtojmë brenda politikanëve për t’u marrë të vërtetën. Janë të maskuar shumë të strukturuar. Këto profilizime janë bërë për 10 politikanë.
Për t’u thënë gazetareve sesi të sillen para tyre. Për ti shpërqendruar që ata mund të bëjnë gafa. Kanë qenë 10 politikanë që në vitet e ardhshme do të kenë impakt. Profilizimi që është shpërndarë është i 2018-ës. Është i përmbledhur, është një sintezë. Po t’i shikosh thua po ka shumë të vërteta këtu brenda.
Këto i ndihmojnë shumë gazetarët. Nuk shkelet asnjë e drejtë, ata janë persona publike. Ne marrim shumë informacion çfarë ka dashur të thotë dhe çfarë ka dashur të mos thotë. Arrijmë të kuptojmë që gënjen apo jo. Edhe te mënyra si shtrëngon duart. Se ka shumë disiplina.
Këta profilizohen për elementë që shfrytëzon për ushtrimin e profesionit të tyre. Edhe te komisioni hetimor, ata profilizuesit mund të arrinin të kuptonin nëse po gënjehej apo po bëhej ndonjë pyetje sa për të kaluar radhën. Të gjithë jemi misionarë. Ne nuk po hyjmë në jetën private. Një orientim duhet ta kemi të gjithë për këta njerëz. A mund t’i bëjnë dëm apo mirë këta politikanë të venit. Pse të mos i shikojmë kështu politikanët? Kjo nxit më shumë transparencë”, tha Karamuço. g.v/abcnews.al