Profil/ Rodri, i arti i futbollit. Ylli i Spanjës kurorëzoi një karrierë të madhe

schedule15:48 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:48 - 29 Tetor, 2024

Kur hodhi hapat e parë pati shumë ëndrra.

Rodri Hernandez, shkurt Rodri, ndoshta nuk e imagjinonte se gati 10 vjet më parë se do të vinte dita që të fitonte Topin e Artë, ndonëse padyshim që shpresonte të triumfonte në La Ligën e Spanjës dhe në Champions.

Ndoshta, ai nuk do ta kishte provuar këtë lumturi në mbrëmjen e Parisit, kur mori trofeun e “Frans Futbollit”, nëse Siti e Spanja nuk do të kishin fituar titujt e mëdhenj.

Besohet se kjo ishte arsyeja që Rodri u shfaq në versionin e “Ditës së Falenderimeve”.

“Nëse më lejoni unë dua t’iu flas në gjuhën e vendit tim, në spanjisht. Unë duhet të falenderoj shumë njerëz. Së pari dua të falenderoj UEFA-n dhe “Frans Futbollin” që më dhanë këtë çmim. Dua të falenderoj të gjithë ata që votuan për mua. Është një ditë shumë e veçantë për mua, por po ashtu për familjen time dhe vendin tim. Dua të falenderoj gruan time, njeriun më të rëndësishëm në jetë, dhe pa të cilin ky sukses nuk do të ishte I mundur. Dua të falenderoj prindërit e mi, nënën time që më ndihmoi të eci siç duhet në jetë. Dua të falenderoj shokët e mi tek Mançester Siti. Pa shokët e mi nuk do t’ia kisha dalë. Dua të falenderoj kombëtaren time të Spanjës, trajneri De La Fuente. Falenderoj shokët që fituan Europianin  bashkë me mua”.

Që nga Vijarreali B e pastaj tek ekipi I parë I Vijarrealit, ai krijoi dalë nga dalë një profil I cili nuk ngjante aspak me një Mesi apo Ronaldo, madje as me një Luka Modriç, Ksavi apo Iniesta.

Rodri sikur eci pa zhurmë drejt lavdisë, ndonëse sukseset janë vërtet mbresëlënëse.

Tek Atletiko e Madridit e trajnerit Simeone luajti vetëm një sezon, por I mjaftoi që të fitonte Superkupën e Europës në 2018, dhe që pastaj të spikaste kaq shumë saqë Pep Guardiola ta donte me patjetër tek Mançester Siti.

Një lojtar klasi, një regjisor I vërtetë I lojës, por gjithashtu tepër I fortë në mbrojtje, Rodri u bë një nga gurët e themelit të “Qytetarëve”, duke I ndihmuar ata që të fitonin katër tituj radhazi në Premier Ligë, ndërsa kulmi arriti kur shënoi golin e vetëm në finalen e Championsit ndaj Interit në 2023.

Ky ishte një kulm I karrierës.

Kulmi I dytë, ndoshta më I madh dhe që I dha Topin e Artë, ishte titulli në Kampionatin Europian në Gjermani këtë verë.

Rodri ishte dirigjenti I “Furive të Kuqe”, duke diktuar ndeshjet e duke shënuar një gol, ndaj Gjeorgjisë.

Pasi Spanja fitoi titullin në Berlin, ylli I saj u shpall lojtari më I mirë I turneut.

Duket logjike që mori Topin e Artë, duke detyruar Realin të bojkotonte ceremoninë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!