Profesori nuk përmbahet, kryen mardhënie me partneren gjatë mësimit ‘online’

schedule01:25 - 18 Janar, 2021

schedule 01:25 - 18 Janar, 2021

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, vendosi një video për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.  Profesori, në fakt gaboi: kamera kapi gjithçka dhe të gjithë studentët e panë atë.

Sipas mediave italiane, ngjarja, sa e pazakontë, aq edhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve. Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen dhe shkruajti një letër ku i kërkonte falje studentëve.