VIDEO/ Profesor Shyqyri Aliaj në ‘Abc News’: Provat pse nuk do ketë termet të 3-të

schedule09:36 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 09:36 - 3 Dhjetor, 2019

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, duke folur në emisionin “Mbrëmje në Abc” qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më termete. Ai theksoi se pasgoditjet e termetit të 26 nëntorit janë në rënie. I pyetur nga Mirela Milori nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore.

Sipas profesorit, termeti i 21 Shtatorit nuk mund të krahasohet me termetin e 26 Nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

Mirela Milori: Një termeti i tretë, a mund të ndodhë?

Profesor Shyqyri Aliaj: Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e termetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmig po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej, u shpreh se: “Eshtë një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave pllaka afrikane me pllaken europiane. Kur përplasen këto pllaka, pllaka afrikane zhtytet futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron termetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron termete në ultësirën perendimore të Shqipërisë”.

Mirela Milori: A mund të ketë interval të tillë, sepse ndodhen dy termete i 21 Shtatorit dhe i 26 Nëntorit?

Profesor Shyqyri Aliaj: Zona e vatrës është rreth 40 km dhe po shuhet aktiviteti. Ka një ligjshmëri evolucioni i termetit. Ishte me magnitudë 5.6 termeti i parë dhe ai mbaroi aktivitetin e tij që ditën e parë të dytë. U shua se ishte termet jo i fuqishëm në vatër. Shkaktoi dëme që duheshin  evidentuar. Termeti i dytë ka një vatër që po perpunohet dhe nuk ka për të patur goditje tjeter.

Profesori paraqiti hartën zyrtare të termeteve të miratuar në vitin 1980, pas termetit të fuqishëm të Shkodrës në ’79. Në këtë hartë janë shënuar zonat që marrin termete 8 ballë që janë kryesisht Durrësi, Kavaja, Shkodra dhe Dibra. Po kështu zonat në qendër të Shqipërisë me termet 7 ballë, ndërsa me 6 ballë janë vetem zonat veriore malore. Kjo hartë u ka shërbyer ndërtuesve për shumë vite, por profesori tha se ka ardhur koha për të bërë një hartë të re.

Mirela Milori: Ndërtuesit kanë ndërtuar mirë apo jo?

Shyqyri Aliaj: Termeti provon ndërtimet. Fakti tregoi se këto zhvillime në vendin tonë, ku secili bënte çfarë donte, shumica e ndërtimeve të reja i rezistuan termetit.

*Më poshtë dokumentet që paraqiti profesori në studion e “Abc News”; të dhënat për pasgoditje, vatra e termetit, dhe aktiviteti sizmik ne zonën bregdetare

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!