Nga Hergi Llupi
Sot në mbrëmje, e gjithë Anglia do të ketë vëmendjen e saj në ndeshjen e Premier League, ku Manchester City do të përballet me Arsenalin në një sfidë spektakolare për kreun e tabelës së ligëz angleze në “Etihad Stadium”.
Ende duke luftuar në tre kompeticion në këtë periudhë të fund sezonit, fanella e tyre po shtyp çdo kundërshtar që del në rrugën e tyre, ku Manchester City sot në mbrëmje synon të marrë zyrtarisht kontrollin e garës për titullin e Premier League, ku në fakt të dyja skuadrat do të kenë sot në “Etihad” fatin në duart e tyre.
Manchester City ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, duke mposhtur çdo ekip që i del përpara. Ata ndodhen në gjysmëfinale të Champions League kudnër Real Madrid, pasi mposhtën bindshëm Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Më pas, City mposhti Sheffield me tre golat e Mahrez, duke gjetur kështu në finale të FA Cup Manchester United. Në Premier League, ekipi i Guardiola nuk njeh gjë tjetër përveç fitoreve, pasi në 5 sfidat e fundit në ligë ata kanë grumbulluar 15 pikë.
Guardiola krenohet me një ekip të kompletuar dhe tepër të rrezikshëm në çdo repart, ku “përbindëshi” kryesor është Erling Haaland, sulmuesi norvegjez. Deri më tani, në 42 ndeshje të luajtura në total me fanellën e City, Haaland ka mundur të shënojë 48 gola dhe ka asistuar 6 herë, shifra jashtëzakonisht të frikshme.
Nga ana tjetër, kemi Arsenalin e Arteta i cili në tre ndeshjet e fundit të ligës angleze, ka regjitstruar vetëm tre barazime radhazi. Gjithsesi, këtë sezon kemi parë një Arsenal komplet ndryshe, ku aktualisht ndodhet në vendin e parë të Premier League me 75 pikë, 5 më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por që “qytetarët” janë me dy ndeshje më pak.
Në konferencën e fundit për shtyp në prag të kësaj sfide, trajneri i Arsenalit, Arteta, theksoi se e rëndësishme është në këtë përballje të së mërkurës që Erling Haaland të bllokohet dhe të mos lejohet të godasë portën, pasi sipas teknikut spanjoll rreziku numër një mbetet vetëm sulmuesi norvegjez.
Gjithsesi, këtë deklaratë mund ta përdorë mjaft mirë profesori i tij, Guardiola. Pep mund të lejojë mjaft mirë që Haaland të markohet nga disa lojtarë, pasi në këtë mënyrë, lojtarë si Mahrez, De Bruyne apo Grealish do të ishin më të zbuluar dhe do të mund të ndëshkonin Arsenalin mjaft thjeshtë.
Nëse arrin të fitojë sot, Manchester City mund të bëhet tepër favorit për të fituar ligën, pasi favorizohet gjithashtu edhe nga dy ndeshjet që ka të paluajtura ende.
City pritet të futet sot në fushë me Enderson në portë, Akanji, Dias dhe Laporte në mbrojtje. Stones dhe Rodri mendohet të vendosen para mbrojtjes, ndërsa Gundogan, De Bruyne, Mahrez dhe Grealish pas “bishës” Haaland.
Nga ana tjetër, Arsenal pritet të startojë me Ramsdale në portë, White, Holdingh, Gabriel dhe Zienchenko në mbrojte. Xhaka është në dyshim për këtë sfidë, kështu që vendin e tij mund ta zejë Vieira i cili do të shoqërohet nga Partey dhe Odegaard. Në sulm pritet Saka, Martinelli dhe Gabriel Jesus./ h.ll/abcnews.al
Formacionet e mundshme: