Prof. Tritan Kalo tregon medikamentet trajtues tek pacientët me koronavirus

schedule20:54 - 18 Mars, 2020

schedule 20:54 - 18 Mars, 2020

Ditën e sotme në “ABC News” me gazetarin Endri Xhafo ishte i ftuar në studio mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Mjeku i bëri thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të mos fshehin informacione të rëndësishme pasi në këtë mënyrë dëmtojnë personat më të rëndësishëm dhe më të domosdoshëm që në këto momente janë stafi mjekësor.

Mjeku infeksionist u ndal te gjendja e pacientëve që tashmë janë të shtruar në Spitalin e Infektivit, ai theksoi se gjendja e 28 personave është e stabilizuar dhe vetëm 3 prej tyre duken në një situatë të agravuar, por jo alarmante. Gjatë bisedës në studio, mjeku infeksionist bëri të ditur se Shqipëria po ndjek eksperincat nga Kina dhe Italia.

Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu  edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë të individët.

Te persona të ndryshëm sistemi imunitar mund të reagojë më shpejt ndaj hyrjes së një agresori. Në organizimin tonë sa më shumë të jetë e mundur është që përhapja e virusit të mos prekë organet si zemra, por të kufizohet aty ku hyjnë.

Çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme. Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën.

Meqenëse sekuencat virale të Sars COV2 i ngjajnë hivi-t preparatet janë të njëjta sikurse është “Kalendra”.

Meqenëse ka ngjasim me disa sekuenca me virusin që ka shkaktuar gripin e derrit trajtohen dhe me “Tamiflu”.

Së shpejti hyn në lojë “Klorokin fosfat” ose “Klorokin bazë” .

Të gjitha preparatet e mundhsme që kanë dhënë rezultate po mundohemi ti aplikojmë te të sëmurët”, sqaroi Kalo.

Ai theksoi se dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë. Protokolli bazë ka dy preparate. (Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit).

Ndërsa të tjerët përveçs suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur që në kohëzgjatjen 10 ditore ta mbajnë në kontroll”, tha Kalo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!