Prodhuesit e verës në Francë përballen me ngricën më të keqe në dekada, vreshtat e tyre në rrezik

schedule10:48 - 10 Prill, 2021

schedule 10:48 - 10 Prill, 2021

Prodhuesit e verës në të gjithë Francën po përballen me ngricën më të keqe këtë javë, që kërcënon të dëmtojë vreshtat e tyre në disa nga rajonet më të njohura dhe prestigjioze të prodhimit të verës.

Qeveria po përgatit një paketë emergjente shpëtimi për temperaturave që janë minus disa gradë dhe kanë shkaktuar dëme të këqija në hardhi.

Shumë ekspertë të industrisë thonë se dëmtimi nga temperaturat -6 gradë celsius është më i keqi në dekada, pjesërisht për shkak të acarit në një kohë kur duhet të ishte ngrohtë.

Qeveria ka shpallur një “katastrofë bujqësore”, që do të thotë se do të fillojë të ofrojë mbështetje financiare për fermerët.

Kujtojmë se shitja e verës ka rënë gjithashtu, për shkak të mbylljes së restoranteve dhe bareve si pasojë e Covid-19./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!