Prodhuesi gjerman i makinave Opel, rikthehet me anë të tregut rus

schedule11:45 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 11:45 - 17 Dhjetor, 2019

Prodhuesi gjerman i makinave Opel, njoftoi sot se ishte rikthyer në Rusi pasi doli katër vite më parë nga tregu, në vitin 2015, pas një krize të rëndë ekonomike.

Valuta e rublës ruse humbi gjysmën e vlerës së saj në vitin 2014-2015 mes sanksioneve të dëmshme për aneksimin e rajonit të Krimesë në Ukrainë dhe rënien e çmimeve të naftës, një eksport i rëndësishëm ky në vend.

Kompania deklaroi se prodhuesi Ruesselsheim, me qendër në Gjermani ka rihyrë në treg duke nisur prodhimin në një ndërtesë në qytetin perëndimor rus të Kalugas.

Furgoni i pasagjerëve tip “Zafira Life” dhe automjeti kompakt sportiv tip “Grandland X” po i shiten klientëve rusë.

Shefi ekzekutiv, Michael Lohscheller, deklaroi se në vitet e ardhshme Opel do të rrisë gradualisht shitjet në Rusi.

“Në vitet e ardhshme, do të ketë të paktën një model të ri ‘Opel’ çdo vit,” theksoi Lohscheller./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!