Kriptomonedhat janë shfaqur si një nga investimet më joshëse. Disa prej personave që besojnë në potencialin e tyre, thonë se ato do të ndryshojnë botën, duke lënë pas monedhat tradicionale si dollari apo edhe të tjera. Në procesin e tyre kriptovalutat, si Bitcoin, një nga më të njohurat, përdorin sasi të madhe të energjisë elektrike, më shumë se disa shtete.
Në ditët e para të krijimit të saj, Bitcoin, kur ishte më pak popullor dhe vlente pak, kushdo që kishte një kompjuter mund të prodhonte me lehtësi në shtëpi.
Sot kjo bëhet me makineri të specializuara, shumë para, një hapësirë të madhe dhe fuqi të mjaftueshme për ftohje, në mënyrë që të mos nxehen pajisjet që janë vazhdimisht në punë.
Kjo është arsyeja pse sot makineritë e prodhimit vendosen në qendra të mëdha.
Po sikur Bitcoin të mund të prodhohej duke përdorur më shumë burime të energjisë së rinovueshme, si era, energjia diellore apo hidrocentralet?
Është mjaft e ndërlikuar të kuptosh saktësisht se sa nga makineritë e Bitcoin aktivizohen nga burimet e rinovueshme për shkak të vetë natyrës së saj: një monedhë, prodhuesit e së cilës janë kryesisht anonimë.
Në nivel global, vlerësimet e përdorimit të energjisë së rinovueshme nga Bitcoin shkojnë nga rreth 40% në gati 75%.
Por në përgjithësi, thonë ekspertët, përdorimi i energjisë së rinovueshme për të fuqizuar makineritë për prodhimin e Bitcoin, nuk mund të furnizojë një shtëpi apo një fabrikë. m.v/abcnews.al