Prodhimet bujqësore vendase, Çuçi: 100% të sigurta, shkojnë në gjithë Evropën

schedule14:35 - 10 Maj, 2019

schedule 14:35 - 10 Maj, 2019

Shqipëria renditet ndër 20 vendet e para në botë sa i përket volumit në eksportin e domates. Kjo sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është garancia që produktet shqiptare janë 100% të sigurta.

I provoi dhe doli në ketë konkluzion.

“Prodhimet tona janë 100% të sigurta. Shqiptarët duhet të jenë krenarë për këto produkte, të cilat shkojnë në të gjithë Evropën”.

Ky fermer në fshatin Bishan të Vlorës kultivon domate prej gati 20 vitesh. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ashtu si në 80 % të serave në vend domatet këtu rriten pa qenë nevoja të përdorin fitorregullatorët.  Garanci kanë eksportet pa kthim drejt Evropës.

“Nuk ka as histori gjilpërash, as histori hormonesh. Nga 300 mijë tonë prodhime bujqësore që kemi eksportuar gjatë vitit 2018, nuk kemi asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Kjo ka një domethënie të madhe për cilësinë e produktit. Ftoj të gjithë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë këto prodhime që janë jo vetëm të sigurta, por edhe të shijshme”.

Vitin e  shkuar vendi ynë sipas Ministrisë së Bujqësie dhe Zhvillimit Rrual eksportoi domate më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, ndërsa për volum në eksportin e saj Shqipëria u rendit ndër 20 vendet e para në botë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!