Prodhimet bio/ Angjelo Marku përdor fertilizant organik për të rritur vreshtin

schedule20:33 - 6 Maj, 2023

schedule 20:33 - 6 Maj, 2023

Në Lezhë kanë gjetur një zgjidhje për të parur rendiment më të lartë në bujqësi dhe rritje të sigurisë për konsumatorin. Angjelo Marku përdori tek lulet fertilizant organik dhe pasi pa rezultatin e provoi edhe tek vreshti.

Përdorimi i kësaj lënde organike ka përmirësuar shumë ecurinë e bimës dhe jep siguri më të lartë. Ai thotë se pret dyfishim të prodhimit që në vitin e parë të përdorimit.

Baki Dervishi, pedagog në Universitetin Bujqësor të Kamzës, i cili ka ndjekur nga afër këtë risi në Lezhë thotë se ndryshimi është i dukshëm nga vreshtat e tjera. Ai flet edhe për rëndësinë që ka vetë produkti final. Heqja dorë nga kimikatet jep produkt më cilësor pa mbetje metalesh e kimikatesh.

Vreshti ka njëtrajtshmeri zhvillimi, por sipas tij ka ecur më mirë se çdo vresht tjetër që ka parë, fakt që e ka evidentuar edhe Angjelo Marku. Specialistët thonë se përdorimi i fertilizanteve organike, ka qenë i panjohur më parë në vendin tonë por tashmë ky produkt po shihet si zgjedhje e mirë.

Fertilizantet organike po sillen ne treg nga prodhuesit shqiptarë, iniciativa e parë vjen nga Lezha. Testimet e kryera kanë dhënë rezultat dhe tashmë po zgjerohen edhe sipërfaqet ku po aplikohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!