Procesi kundër Shullazit, Gjykata vendos për tre ballafaqime

schedule11:00 - 21 Nëntor, 2017

schedule 11:00 - 21 Nëntor, 2017

Katër dëshmitarë të pyetur në gjykimin ndaj Emiliano Shullazit tek Krimet e Rënda do të ballafaqohen me njëri-tjetrin në seancën e radhës të këtij procesi. Mes tyre është edhe dëshmitari i mbrojtur, biznesmeni Ylvi Beqja, kallëzues i Shullazit për “gjobëvënie”. Gjykata pranoi kërkesën për tre ballafaqime për shkak të kundërshtive në thëniet e tyre gjatë dëshmive.

Emiliano Shullazi do të rishohë në sallën e gjyqit biznesmenin Ylvi Beqja, personin që e kallëzoi në prokurori për “gjobëvënie”.
Dëshmitari i mbrojtur Beqja do të shoqërohet në seancën e 6 dhjetorit
ndaj Shullazit dhe katër miqve të tij për t’u ballafaquar me dy dëshmitarë të tjerë të të njëjtit proces.
Trupi gjykues pranoi kërkesën e prokurorisë për të bërë ballafaquar tre nga dëshmitarët e pyetur në proces. Ballafaqimet e kërkuara edhe nga avokatët do të bëhën mes biznesmenit Beqja dhe noteren Aida Spahiu, si dhe Beqjes me ish-bodigardin e tij. Aida Spahiu është noterja para së cilës Ylvi Beqja i ka dhuruar një pjesë të ish-hotel “Vollgës”. Në një ballafaqim të tretë noterja do të përballet me Besnik Musai, shoferin e biznesmenit, po ashtu dëshmitar i mbrojtur.
Nevoja për ballafaqim lindi pas kundërshtive në thëniet e tre dëshmitarëve në proces. Beqja ka pretenduar se është kërcënuar nga Shullazi pranë noteres, fakt i pohuar dhe nga Musai. Ndërsa noterja ka dëshmuar se palët kanë firmosur me vullnet të plotë.
Debat mes palëve në seancën e të martës solli kërkesa e prokurores për lejimin e leximit të thënieve të dëshmitarit Jani Zaka. Sipas sitemit TIMS ai është larguar nga vendi në 8 shkurt 2016 dhe nuk është kthyer më, ndërsa rezulton se një nga deklarimet është dhënë pas kësaj date, në 26 maj 2016. Duke vlersuar rëndësinë e pyetjes së dëshmitarit në sallën e gjyqit, përfaqësuesja e prokurorisë u tërhoq nga kërkesa dhe kërkoi me tepër kohë për të shtuar kërkimet për gjetjen dhe njoftimin e dëshmitarit./abcnews.al

 

https://youtu.be/xRrTD3NmFbU

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!