Procesi i votimit në Qerret has vështirësi, punëtorët e ndërtimit probleme me shenjat e gishtave

schedule09:04 - 25 Prill, 2021

schedule 09:04 - 25 Prill, 2021

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare edhe në Qerret.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se votimi deri më tani ka shkuar normalisht.

Mirëpo, janë hasur disa vështirësi me disa qytetarë për marrjen e shenjave të gishtave, kryesisht ata që punojnë në ndërtim.

Kujtojmë që procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe deri më tani kanë hedhur votën e tyre disa nga eksponentët kryesorë të politikës, si presidenti Ilir Meta apo bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!