“Procesi i votimit elektronik, i suksesshëm”/ Ish-kryetarja e KQZ-së: Gjithmonë ka ankimime nga humbësit

schedule13:51 - 5 Qershor, 2023

schedule 13:51 - 5 Qershor, 2023

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterie Ruzi e ka cilësuar të suksesshëm procesin e votimit elektronik në disa bashki të vendit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Ruzi u shpreh se ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve është diçka normale.

Sipas saj, ankimime do të ketë gjithmonë nga pala humbëse.

“Në lidhje me votimin elektronik, kam deklaruar që pas zgjedhjeve, që për mua ka qenë një proces i rregullt. Ka qenë një proces i cili u mirëprit, por që sigurisht është shumë pak i manipulueshëm nga procesi tjetër. Unë do ta quaja të suksesshëm. Atë se çfarë do t’i referoja palëve që kërkojnë, unë nuk jam shumë e qartë se çfarë kërkojnë dhe se çfarë provash kanë sjellë, në lidhje me këtë proces. Procesi vetë i votimit elektronik, është një proces i cili, brenda rrethit të vetë nuk ndikon dora e njeriut le të themi, pasi është një proces elektronik. Ajo se çfarë ndodh jashtë këtij procesi, është për t’u parë. Përsa i përket procesit elektronik, për mua ka qenë një ndër proceset më të suksesshme të 14 majit, këtë e tregoi edhe vetë rinumërimi.

Procesin e ankimimit e shikoj si një proces normal, i cili vjen pas procesit të zgjehdjeve. Sigurisht që do të ketë ankime, por e rëndësishme është që të sjellin prova, që të vërtetojnë atë për të cilën ata ankohen. Ky proces i ankimimit ka ndodhur në çdo zgjedhje, nuk shoh asgjë të re. Sa i përket rivlerësikmit të votave në Rrogozhinë, për mua do të jetë interesante”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!