Gjatë ditës së sotme janë bërë 17,023 vaksina. Lajmin e bën të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale. Ndërsa, që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë bërë 172,486 vaksina.
Kujtojmë se veç të moshuarve, ditën e sotme ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve dhe gazetarëve të terrenit ne sheshin “Skënderbej”. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vaksinimi i kësaj kategorie do të vijojë çdo ditë, nga ora 15.00, deri në përfundim të të gjithë procesit.
Vaksina që do të aplikohet te kjo kategori është ajo kineze “Sinovac”, me të cilën prej ditësh ka nisur vaksinimi masiv i grup-moshës mbi 70-vjeç. E njëjta vaksinë do të përdoret nga dita e nesërme për punonjësit e policisë. Vaksinimi i kësaj kategorie do të vazhdojë fillimisht në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. /abcnews.al/
View this post on Instagram