“Procesi i numërimit të votave ishte e qetë”, KQZ për rezultatet e zgjedhjeve në Himarë: Vangjel Tavo mori 5022 vota

schedule08:45 - 5 Gusht, 2024

schedule 08:45 - 5 Gusht, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.

KQZ nënvizon se procesi i numërimit të votave ishte i qetë dhe se gjithçka u monitorua nga stafi teknik i KQZ.

Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit:

  1. Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%).
  2. Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%).

“Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ”, thuhet më tej në reagimin e KQZ.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!