Procesi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano do të jetë transprarent. Kështu u shpreh kryeminsitri Edi Rama nga Durrësi, në aktivitetin e zhvilluar për hapjen e garës, ku të pranishëm ishin përfaqësues të 15 kompanive ndërkombëtare.
Kreu i qeverisë deklaroi se ky investim, është një mundësi në industrinë detare të Mesdheut.
“Dua t’i shpreh një falenderim, miqve këtu, ambasadorit të Holandës, Italisë, ambasadores së Francës. Janë këtu sepse na kanë mbështetur për të na përcjellë tek kompanitë e mëdha të vendeve të tyre, për këtë mundësi të re në industrinë detare të Mesdheut. Dua të falenderoj ambasadorin holandez, duke qenë ana tjetër e këtij procesi, ana e konculencës, ka qenë shumë e rëndësishme, mbështetja e qeverisë përmes amabsadorit të Holandës. Ka qenë edhe shumë e rëndësishme për mua personalisht, Holanda është vendi më rigoroz, kur bëhet fjalë për të pranuar progresin e tjetrit, është shumë evështirë. Fakti që këtu kemi ekselencën holandeze, kur vjen puna te kompanitë holandeze, Shqipëria është vend perfekt. Hajdeni, këtu mund të bëni çdo gjë perfekt. Për ne është vlerësim dhe kënaqësi e veçantë. Ky proces me kompanitë ka nisur mbi 1 vit përpara në Pallatin e Kongreseve, 40 kompani ishin aty së bashku me grupet e ekspertëve të tyre. Sot janë 15 përfaqësues të kompanive. Tenderi është i hapur, është në portal. Merreni me seriozitet. Do të jetë proces transparent”, theksoi Rama./abcnews.al