Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Proceset integruese, të lidhura me SHBA”/ Begaj: Ngritja e institucioneve në Kosovë është mjaft e rëndësishme!

schedule20:22 - 25 Shtator, 2025

schedule 20:22 - 25 Shtator, 2025

“Proceset integruese demokratizimi i shoqërisë, sidomos të Kosovës, janë të lidhura ngushtësisht me partneritetin e SHBA”, kështu u shpreh Presidenti Bajram Begaj gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Presidenti Begaj, po ashtu tha se ngritja e institucioneve është mjaft e rëndësishme, jo vetëm për politikanët e Kosovës, por më së shumti për qytetarët e Kosovës.

Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Ne vijmë në këtë Asamble edhe me një problem tonin si komb, Kosova. Një problem serioz, administrata amerikane ka ndërprerë komunikimet zyrtare me qeverinë Kurti. Pse mendoni që u arrit në këtë vendim ekstrem?

Presidenti Bajram Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA për ne shqiptarët është mjaft i rëndësishëm dhe sidomos për rajonin është shumë i rëndësishëm. Proceset integruese demokratizimi i shoqërisë, sidomos të Kosovës, janë të lidhura ngushtësisht me partneritetin e SHBA. Patjetër siguria jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është e garantuar nga misioni i KFOR dhe ALTEA në Bosnje dhe mendoj që, analizën se pse është arritur në këtë situatë duhet ta bëjnë autoritetet e Kosovës.

Sokol Balla: E kanë bërë këtë?

Presidenti Bajram Begaj: Ajo që unë mendoj është që për ne shqiptarët partneriteti strategjik me SHBA ka qenë mjaft i rëndësishëm ka qenë një marrëdhënie historike që duhet të vijojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.

Sokol Balla: Kryeministri Kurti tha se nuk kemi problem, kemi ndonjë dallim të vogël, por gjithçka vijon normalisht, ndërkohë DASH ka bërë tre sqarime rresht për këtë çështje deri në pikën ku tha troç kërkojmë një partner tjetër në Kosovë. Në sqarimin e tretë DASH vuri theksin në atë që e quajti bllokim i qëllimshëm, i ngritjes së institucioneve të reja, Kuvendi dhe një qeveri e re. Ka një indiferencë nga Kurti për të ngritur institucionet e reja të Kosovës.

Presidenti Bajram Begaj: Ngritja e institucioneve është mjaft e rëndësishme. Është mjaft e rëndësishme jo vetëm për politikanët e Kosovës por më së shumti për qytetarët e Kosovës sepse e drejta e popullit është për të votuar, e politikanëve është për të drejtuar dhe në këtë situatë duhet të partneriteti strategjik me ato vende partnere dhe ato vende aleatë që kanë ndihmuar në pavarësinë e Kosovës nuk duhen harruar.

Sokol Balla: Një nga sqarimet e DASH nënvizoi faktin që autoritetet e Kosovës sulmuan edhe Kushtetuesen, këtu kam përshtypjen që kritika e tyre është e drejtpërdrejtë te presidentja Vjosa Osmani…   Keni komunikuar ju me të?

Presidenti Bajram Begaj: Raportet mes Presidentes së Kosovës dhe Shqipërisë janë ashtu siç duhet të jenë raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kemi marrëdhënie shumë të mira, komunikojmë bisedojmë ndajmë mendime dhe koordinohemi për aktivitetet tona që janë të rëndësishme sidomos për ato vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës apo për lobimin tonë për Kosovën për të qenë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Unë mendoj që faktori kohë është mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe sa më shpejt të ngrihen institucionet e Kosovës aq më mirë, do të jetë për shtetin e Kosovës. Jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për gjithë shqiptarët.

Sokol Balla: A është edhe e kundërta që në rast se gjërat shkojnë keq në Kosovë, shkojnë keq për të gjithë ne?

Presidenti Bajram Begaj: Nuk do mendoja një gjë të tillë sepse besoj shumë që populli e ka indikatorët shumë më të shtuar se sa politikanët.

Sokol Balla: Jam dakord me ju, por populli thirret për të votuar. Në kontaktet e mia në Maqedoninë e Veriut e shohin të lidhur atë që po ndodh në Kosovë me përkeqësimin e pozitave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sot duket se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, edhe për shkak të një preference nga Prishtina, nuk i kanë pozitat e tyre si më parë. Në këtë aspekt ju pyeta kur diçka shkon keq në Kosovë, shkon keq për të gjithë Kombin?

Presidenti Bajram Begaj: Po diçka që shkon mirë për shqiptarët e Shqipërisë, Shqipëria po ecën jashtëzakonisht mirë, atëherë duhet ta marrim që për të gjithë shqiptarët e rajonit është shumë mirë.

Sokol Balla: Patjetër, por nëse diçka shkon keq për një pjesë të kombit a ndikon kjo edhe te të tjerat?

Presidenti Bajram Begaj: Ne si shqiptarë duhet të jemi të gjithë bashkë dhe tema e sivjetshme e 80 vjetorit të Asamblesë së OKB ka të bëjë me faktin më mirë kur jemi bashkë dhe ne kemi shprehjen tonë bashkë jemi më të fortë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!