Kryeministri Edi Rama thotë se procedura për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka përfunduar.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama bëri thirrje për të mos përdorur VPN për hapjen e TikTok, pasi hakerat mund të vjedhin të dhënat.
“Së pari një lajmërim, informacion si të doni, procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër dua që të gjithë ta dinë se mënyra për t’ju shmangur bllokimit, duket përdorur të ashtuquajtura VPN falas, është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN falas, hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit, kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTik ca kohë, deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe do të paraqesë planin e rritjes së sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët, në mënyrë që të gjithë të jemi të lumtur, edhe kompania, edhe fëmijët, edhe prindërit, edhe mësuesit, edhe ne.”, theksoi ai./abcnews.al