Procedohet Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër

schedule10:54 - 30 Qershor, 2019

schedule 10:54 - 30 Qershor, 2019

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia për pengim të zgjedhjeve.

Sipas policisë, kryebashkiakja Ademi ka urdhëruar me shkrim  punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Materialet u referuan hetimore në Prokurori për veprën penale te “Pengimi i zgjedhësit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!