Procedohet penalisht ish-Drejtori i Agjencisë së të Drejtave të Autorit

schedule21:23 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 21:23 - 27 Dhjetor, 2018

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Zamir Sukniqin, ish-Drejtorin e Agjencisë së të Drejtave të Autorit, organizatë e licencuar nga Ministria e Kulturës. Këtë të enjte, në mënyrë të dhunshme, Sukniqi ka prishur mbledhjen e kësaj Agjencie. Mësohet se ish-zyrtari i Ministrisë së Kulturës ka qëlluar më grushta drejtuesit aktualë. Për sherrin kanë marrë dijeni blutë e Tiranës, të cilët kanë bërë shoqërimin e Sukniqit në Komisariatin Numër dy. Drejtuesit aktuale së Drejtorisë së të Drejtave të Autorit kanë sqaruar në polici se Sukniqi ka qenë i dehur kur ka prishur mbledhjen dhe ushtruar dhunë mbi pjesëmarrësit.

Zamir Sukniqi është mbajtur në Komisariat për disa orë dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për akuzën e vetëgjyqësisë. Sukniqi u shkarkua nga detyra e Drejtorit për keqmenaxhim dhe për abuzime me fondet e Drejtorisë së të Drejtave të Autorit në Ministrinë e Kulturës. Ai u gjet në konflikt interesi në kryerjen e kësaj detyre, pasi ishte aksioner në një kompani private.

Gjithashtu ai kishte braktisur detyrën për periudha të gjata kohore për udhëtime jashtë vendit dhe nuk kishte asnjë tagër ligjor për të përfaqësuar këtë institucion në organizma ndërkombëtare. Ai ka tërhequr para nga llogaria e institucionit, por asnjëherë nuk i ka bashkangjitur dokumentacion se ku janë shpenzuar ato. Për të gjitha këto shkelje, ai u shkarkuar nga detyra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!