Kandidati per deputet i Berishës, ish gjyqtari I shkarkuar Gjin Gjoni është vënë në hetim për shpifje. Policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit që dy zyrtarë socialiste bënë një ditë më parë, të cilët Gjin Gjoni i përmendi me emra publikisht në një postim në Facebook.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gjin Gjoni, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar pesë përfaqësues të Partisë Socialiste, se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”
Një ditë më parë dy kandidate socialiste ne lezhe denoncuan dhunen mbi ta dha mbi te afermit nga njerez te kandidatit demokrat.
Ish gjykatësi I vetëlarguar nga vettingu, Gjin Gjoni publikoi edhe një video ku ofendonte socialistet dhe I ndiqte nga pas me shpejtësi skëterrë në makinë.
Dinamika e fushatës në Lezhë duket se po tensionohet dita-ditës, pasi një tjetër procedim nisi nga policia e këtij qyteti për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi dhe drejtuesi i OSHEE, Andi Marku janë bllokuar nga përfaqësues të partisë së Bashës teksa lëviznin në makinë me targa franceze.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme dhe është bërë publike në rrjetet sociale nga kandidati i “Koalicionit Euroatlantik” për Qarkun Lezhë, Eduart Ndocaj. U desh edhe ndërhyrja e policisë që situata të normalizohet.