Procedohet penalisht Ervin Salianji, ish-deputeti: Asnjë vlerë ligjore, biseda ka qenë në “zonë të gjelbër”

schedule11:56 - 9 Maj, 2020

schedule 11:56 - 9 Maj, 2020

Policia e Shtetit ditën e sotme njoftoi se kishte proceduar penalisht 6 persona, mes të cilëve edhe 3 organizatorët e grumbullimit të fermerëve në fshatin Mizë të Divjakës.

Njëri prej të proceduarve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili ka qenë edhe një nga organizatorët e grumbullimit.

Ata akuzohen se “Organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19”.

Sipas njoftimit të Policisë: Mësohet se janë proceduar penalisht,

– Ervin Salianji., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike; organizator i grumbullimit

– Marjus Seitaj, 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike; organizator i grumbullimit

– Julian Gjini., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike, dega Divjakë; organizator i grumbullimit”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji pas procedimit nga policia për takimin me fermerët në Divjakë ditën e djeshme. Ai tha se

procedimi është agresion propagande, me asnjë vlerë ligjore pasi biseda është zhvilluar në një ‘zonë të gjelbër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19, procedohen penalisht 6 shtetas, ndërmjet tyre 3 organizatorët e takimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit:

E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike;

M. S., 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike;

J. Gj., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;

E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;

Ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!