Procedohet penalisht administratori i një televizioni, fshihte të ardhurat

schedule12:37 - 5 Qershor, 2020

schedule 12:37 - 5 Qershor, 2020

Një 50 vjeçar, administrator i një televizioni ka rënë në prangat e policisë për shkak se ushtronte aktivitet të paligjshme të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara.

Policia bën me dije se pas kontrollit të ushtruar në studion televizive u gjetën 15 aparate që përdoreshin për transmetime private dhe shpërndarje interneti pa dokumentacion përkatës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Kolonjë/Infomacion

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, proçedohet penalisht adminitratori i një televizioni.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe shpërndarje interneti.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë​ në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.