Problemi i plehrave, ZDF: Natyra dhe njeriu në Shqipëri janë të kërcënuar

schedule16:25 - 19 Maj, 2018

schedule 16:25 - 19 Maj, 2018

Shqipëria është e kërcënuar nga plehrat. Në këtë përfundim ka arritur televizioni gjerman ZDF, i cili i ka kushtuar një përmbledhje filmike situatës së mjedisit në vendin tonë.

Televizioni i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar disa herë reportazhe Shqipërisë. Më i fundit është një pëmbledhje e shkurtër e problemit të plehrave.

Në një minutë, televizioni gjerman tregon se ndotja e ambientit dhe plehrave  kanë pushtuar të gjithë vendin.

“Shqipëria e maleve të thepisur dhe plazheve magjepsëse, me një ëndërr turistike që është në ndërtim e sipër njëlloj si në Mal të Zi dhe Greqi, ka një problem të madh. Ajo që duket si një film apokalipsi po kërcënon njeriun dhe natyrën sepse nuk ka një sistem të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë vendin që sjell: Mbushjen e Shqipërisë me plehra”, thuhet në reportazhin e televizionit gjerman ZDF.

Në 24 Nëntor të vitit të kaluar, qeveria nisi aksionin e pastrimit të Shqipërisë, i cili është parashikuar të përfundojë në 24 Maj të këtij muaji.

Në 6 muajt e punës në në mbarë vendin, operacioni është ndarë në disa faza dhe fasha të ndërhyrjes, duke nisur nga aksionet vullnetare në terren, deri tek kontrolli rigoroz i zbatimit të lejeve mjedisore nga subjektet apo sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!