Dinamo, veç problemeve në mbrojtje, ka vuajtur shumë edhe për gjetjen e golave në 15 javët e para të kampionatit.
Nigeriani Stephen Chinedu e nisi mirë, duke debutuar me dy gola, por më pas e gjeti edhe një herë golin dhe shënuesi më i mirë është kapiteni Agim Ibraimi me 5 gola.
Drejtuesit e bluve duan një lojtar që e njeh mirë kampionatin dhe e kanë gjetur atë. Sipas Panorama Sport Dinamo ka arritur marrëveshjen me Reginaldon.
Ai ka luajtur më parë me Luftëtarin, për të kaluar te Laçi ku shënoi 18 gola dhe më pas me Kukësin u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me vetëm 13 gola.
Reginaldo pas largimit nga Abissnet Superiore ka luajtur më së shumti në Kazakistan dhe për 6 muaj te Shkupi në Maqedoninë e Veriut, pa mundur të spikasë dot. / abcnews.al