“Problemi i emigrantëve shqiptarë në Britani është drejt mbylljes”, Daci: Pse vjen Lordi Cameron në Tiranë

schedule13:43 - 20 Maj, 2024

schedule 13:43 - 20 Maj, 2024

Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sekretari i jashtëm britanik do të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama, Presidentin Begaj dhe Ministrin e jashtëm Hasani, për të diskutuar për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live” dhe politologu Alban Daci, i cili ka thënë se pritshmëritë e vizitës do përcaktojnë edhe fjalimet e Ramës në Britani.

Ai ka theksuar se problemi i emigrantëve shqiptarë në Britani është drejt mbylljes dhe kjo nuk është një çështje kaq e madhe për t’u diskutuar, por Anglia është e shqetësuar për paratë që vijnë nga Shqipëria.

“Unë mendoj që mënyra se si do të shkojë vizita e Cameron në Shqipëri, do të përcaktojë dhe fjalimet që do të mbajë zoti kryeministër në Britaninë e Madhe. Nëse kjo lloj vizite nuk do të shkojë në premisat që pret pala shqiptare. Unë mendoj që fjalimi i zotit Rama do të jetë me shumë polemika në Britani se do ta takojë drejtpërdrejtë një pjesë të politikës britanike, e cila pa të drejtë ka etiketuar me terma të papranueshëm emigrantët shqiptarë që kanë emigruar në tre vitet e fundit me gomone. Unë mendoj që kjo nuk ka qene një çështje kaq e madhe dhe problemi i emigrantëve shqiptarë në Britani është drejt mbylljes, sepse tashmë dhe ata që kanë shkuar kanë menduar se nuk ia ka vlejtur një eksperiencë e tillë.

Sa i përket çështjes së dytë, unë mendoj që arsyeja e mirëfilltë që Cameron vjen te ne, është se vota e inkriminuar që nuk lidhet me komunitetin por lidhet me zgjedhjet që kanë bërë republika të caktuara. Por unë nuk mendoj që është vetëm çështja e të inkriminuarve shqiptarë që duan të jetojnë në Britaninë e Madhe. Por unë mendoj që Britania e Madhe është e shqetësuar dhe me paratë ose forma të tjera që vijnë nga Shqipëria, edhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin e politikën”, u shpreh Daci./abcnews.al