Ish-producenti i Hollivudit dhe i dënuari për përdhunim dhe abuzim seksual Harvey Weinstein ka testuar pozitiv ndaj koronavirusin ndërsa ndodhet në burg.
Weinstein u shpall fajtor për përdhunim dhe abuzim seksual muajin e kaluar dhe u dënua me 23 vite burg.
Avokatët e tij janë zotuar të apelojnë kundër dënimit të tij.
Të diëlën u testuan dy të burgosur të tjerë të cilët rezultuan edhe ata pozitive në testin ndaj koronavirusiit por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Powers tha për Reuters se disa anëtarë të stafit ishin karantinuar. Ai shprehu shqetësimin për oficerët për të cilët ai pretendon se nuk kanë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.
Avokati i Weinstein tha se ekipi i tij juridik nuk ishte informuar për diagnozën e tij.
Imran Ansari tha: “Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të Z. Weinstein, ne sigurisht që jemi të shqetësuar, por ne do vëzhgojmë të ndjekim me vigjilencë situatën”.
Para se të mbërrinte në Wende, kishte qënë në një spital, ku ai ishte trajtuar për probleme të zemrës dhe dhimbje në gjoks./abcnews.al