Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Problemet në tregun global të naftës, Putin do të vizitojë nesër Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara

schedule11:27 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 11:27 - 5 Dhjetor, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë nesër Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. I pyetur nëse Putini do të diskutojë gjatë kësaj vizite për koordinimin e mundshëm të lëvizjeve të tre vendeve në tregun global të naftës, përfaqësuesi u përgjigj se diskutime të tilla zhvillohen brenda grupit OPEC+ , por çështja është pjesë e axhendës.

Vizita e Putinit në Gjirin Persik përkon me marrëveshjen e OPEC+ të enjten për të ulur prodhimin me 2.2 milionë fuçi në ditë, një vendim që ka tronditur tregun e naftës.

Të enjten, presidenti rus do të presë në Moskë presidentin e Iranit Ebrahim Raishi, kreun e një delegacioni politik dhe ekonomik, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.



Moska dhe Teherani kanë forcuar lidhjet e tyre politike dhe ekonomike, si dhe bashkëpunimin e tyre të sigurisë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Si Irani ashtu edhe Rusia janë goditur rëndë nga sanksionet e SHBA.

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdolakhian ndodhet sot në Moskë për të marrë pjesë në një samit të vendeve të Detit Kaspik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!