Kriza tek Arsenali tashmë dihet nga të gjithë. Londinezët kanë probleme të mëdha në dy reparte, mbrojtje dhe mesfushë. Trajneri i sapo emëruar, Mikel Arteta, ka shumë punë për të bërë, duke parë dhe problemet që Arsenali ka me lojtarët.
Me Granit Xhakën dhe Mesut Ozil thuajse të larguar, ‘Topçinjve’ i duhet freski në mesfushë. Matteo Guendouzi ka luajtur më mirë nga të gjithë, por dhe ai ka uljet dhe ngritjet e veta. I vetmi i cili e “kalon klasën”, është Lucas Torreira. Uruguaiani është i vetmi i cili bën lidhjen mes mbrotjes dhe sulmit te londinezët.
Prandaj, edhe bordi drejtues do të futet në merkato, ku sipas medias franceze ‘Foot Mercato’, emri që Arsenal kërkon është Adrien Rabiot. Mesfushori që luan për Juventusin e ka shumë të vështirë për të gjetur një vend në formacionin e Sarrit, prandaj me shumë mundësi do të largohet nga Torino. Një aventurë në Londër mund ta tundojë mesfushorin francez. /abcnews.al