Duvan Zapata ishte një nga objektivat e Interit për repartin e sulmit, por zikaltrit nuk arritën akord me Atalantën dhe i dhuruan trajnerit Inzaghi Edin Dzekon, i cili debutoi me gol me kampionët e Italisë në miqësoren ndaj Dinamos së Kievit.
Zapata qëndroi në Bergamo, teksa do t’i mungojë skuadrës së Gian Piero Gasperinit për rreth një muaj. Sulmuesi kolumbian ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë. 30-vjeçari ka humbur dy takimet e para të Serie A: kundër Torinos dhe Bolognas.
Lojtari latin do të mungojë edhe në përballjet e kombëtares së tij për eliminatore e Botërorit Katar 2022, teksa objektivi është të jetë në dispozicion të Gasperinit për takimin e javës së tretë ndaj Fiorentinës (12 shtator). /abcnews.al