“Problemet” ndjekin Piolin, “shtylla” e mesfushës “kuqezi” do të mungojë në “Derbin e Madoninës”

schedule19:35 - 2 Shkurt, 2023

schedule 19:35 - 2 Shkurt, 2023

Me vetëm 5 pikë, në 5 ndeshjet skemat e Stefano Piolit duket se po kalojnë në “kolaps”, shtuar kësaj një eleminim të hershëm, në Kupën e Italisë ndaj Torinos dhe një humbje “shpërfytyruese” në Superpukën e Italisë ndaj Interit e konfirmojnë zyrtarisht krizën e thellë, që po kaplon klubin “kuqezi”.

Këtë javë “djajtë” e Milanos kanë një kundërshtarë tepër të vështirë ku në “mitikun”, “San Siro” do të zhvillohet “derbi i madoninës” mes 2 skuadrave ikonike të qytetit, Interit dhe Milanit.

Përveç se duhet të mbajë lart moralin e grupit tashmë teknikut Stefano Piolo i shtohet dhe detyra e “rindërtimit” të mesfushës, me algjerianin Ismael Bennacer, i cili do të mungojë për të paktën 1 jave nga fushat e lojës, pas një shqetësimi mukular që ka shfaqur kohët e fundit.

Bennacer shihet si një “shtyllat” kryesore të mesfushës së Milan dhe mungesa e tij do të ndihet jo pak në dërbi. Rezonanca magnetike e 25-vjeçarit kishte shfaqur një dëmtim të lehtë muskular në këmbën e majtë dhe tashmë futbollisti i ka të nevojshme disa ditë pushimi.

Pas mungesave të rëndësishme të Maignan dhe Tomori, tashmë Pioliet i shtohet dhe “ngarkesa” e Bennacer. Me të tilla mungesa një tjetër “dështimi” është i pritshëm, por klubi ende nuk ka reaguar mbi performancat e fundit të teknikut 57-vjeçar. /i.m /abcnews.al