Problemet mendore, shtohen fëmijët/ Psikologët: Për shkak të izolimit me teknologjinë

schedule15:35 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:35 - 10 Tetor, 2023

Një në tetë persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendorë.  Në krye qendron ankthi dhe depresioni.  Në Shqipëri shifrat sipas urdhërit të psikologut janë më  të larta se kaq.   Presidentja Valbona Treska rendit disa prej arsyeve.

“Ne jemi një popull që e kemi të lartë nivelin e stresit. Pasiguria na shoqëron përgjatë të gjithë ditës sonë, dhe kjo përkthehet në gjendje ankthi. Kur flas për pasiguri e them në të gjitha drejtimet, për punën, shëndetin, të ardhurat, fëmijët, kjo na shkakton ankth.

Kemi shifra qe i ka publikuar INSTAT, por mendoj se janë shume me te larta sepse njerëzit nuk duan ta bëjnë publike problematiken, kemi probleme te fshehura”.

Në vitin 2022 rreth 50% më shumë e popullatës kishin probleme të ankthit dhe depresionit

Askush nuk është imun e kushdo mund të preket prej tyre. Psikologët vërejnë me shqetësim shtim të rasteve tek fëmijët dhe adoleshentët.  Shkak sipas tyre është izolimi.

Te rinjtë i izolojmë aq më tepër kompjuterizimi qendrimi në play station, celular. Në momentet që përballen me problemet, nuk janë të aftë t’i zgjidhin. Duhet ti mësojmë si të përballojnë problemet, si të socializohen”.

Pas tërmetit dhe pandemisë të rinjtë e më të moshuar sipas psikologëve janë më të ndërgjegjësuar për shqetësimet e shëndetit mendor megjithëkëtë në ditën botërore të ndërgjegjësimit ndaj këtyre problemeve ekspertët thonë se ka ende shumë për të bërë.

Duhet të bëjmë shumë më tepër për të ndërgjegjësuar, mos e mbajmë problemin brenda mureve të shtëpisë, nuk kalon asgjë vetëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!