Problemet me teknologjinë në stadium, “fajtor” është një mi!

schedule12:21 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 12:21 - 22 Dhjetor, 2019

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen mes Nice dhe Toulouse, e vlefshme për Ligue 1, nuk është përdorur sistemi “Goal Line Technology”, për shkak se një mi ka kafshuar kabllot e ndodhur në stadium, duke i dëmtuar ata.

Teknologjia e vijës së portës është shumë e rëndësishme në futboll, pasi mund të bëjë diferencën dhe mund të vendosë fatet e një takimi. Për fat të mirë, sfida mes Nice dhe Toulouse nuk pati asnjë episod të dyshimtë.

Nuk është hera e parë që në futboll ka probleme me teknologjinë në stadium, sidomos me kabllot e energjisë elektrike, por që një mi të dëmtoje kabllot e teknologjisë së vijës së portës, ishte e padëgjuar ndonjëherë. Surprizat në futboll, duket se janë të përditshme!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!