Problemet me prapavijën te Liverpool, një kampion bote për Jurgen Klopp

schedule20:36 - 26 Shkurt, 2021

schedule 20:36 - 26 Shkurt, 2021

Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Raphael Varane. Qendërmbrojtësi i Real Madrid ka kërkuar largimin në fund të sezonit, edhe pse kontata e tij me kryeqytetasit spanjollë mbaron në vitin 2022.

Sipas raportimit të “Diario Madridista”, Manchester United e PSG kanë kohë që e monitorojnë situatën e francezit, por mesa duket është shtuar edhe një klub tjetër në garë për shërbimet e Varane. Bëhet fjalë për Liverpool dhe të gjithë i dimë problemet që “The Reds” kanë patur këtë sezon në prapavijë.

 

27-vjeçari pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp dhe ata do të presin se cili do të jetë vendimi i lojtarit në fund të sezonit. Në rast se Varane do të kërkojë largimin, atëherë anglezët do të bëjnë dhe ata ofertën e tyre. Kujtojmë që kartoni i yllit të Francës kushton plot 70 milionë euro, por mesa duket ky nuk do të jetë një problem për Liverpool. /abcnews.al