Problemet me peshën, Hazard: E vështirë të qëndroj larg frigoriferit

schedule20:38 - 12 Prill, 2020

schedule 20:38 - 12 Prill, 2020

Eden Hazard, që kur është transferuar te Real Madrid verën e shkuar, është kritikuar shumë herë për peshën e tij. Totalisht jashtë forme fizike, Hazard ka pësuar dhe një dëmtim në kavilje. Tashmë dhe me ndërprerjen e futbollit nga pandemia Koronavirus, sezoni i parë si “Galaktik” për Hazard, duket i tëri për t’u harruar.

Sot, ylli belg ka treguar se si po punon për t’u rikuperuar nga dëmtimi në kavilje, por gjithashtu pohoi se e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg frigoriferit.

“Po punoj shumë me fizioterapistët e Real Madrid, me video-call. Po më tregojnë si të rikuperohem sa më shpejt nga ai dëmtim që pësova në kavilje. Karantina? Është shumë e vështirë. Nuk duhet të hamë shumë ushqime, por është e pamundur të qëndrojmë larg frigoriferit”,  tha mes të tjerash Hazard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!