Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ABC Neës problemet e hasura në shumë qendra votimi me pajisjen e identifikimit elektronik.
“Është një fenomen shqetësues, një suprizë e keqe e ditës, urojmë të jetë e vetmja. Është e pakuptueshme se si me 23 milionë dollarë të ketë shtetas me të drejtë vote që detyrohen të kthehen në shtëpitë e tyre se nuk bëjnë dot identifikim elektronik. Është një ngjarje fatkeqe që urojmë të mos krijuar pasoja, pasi e dimë që partitë që e njohin territorin dhe e dinë se cili votues del dhe nuk del, janë të ndjeshme. Ka një pjesë të votuesit të majtë që I frekuenton qendrat e votimit në mëngjes.
Uroj mos ketë ndodhur ndonjë sprapsje qytetarësh për këtë shkak. Është një vonesë e pajustifikueshme dhe KQZ duhet të ishte shumë më reaktive në aksionin e saj për të kufizuar dëmet”. – u shpreh Minxhozi, ndërsa komentoi edhe kritikën e kryeministrit Rama ndaj Celibashit.
“Ka qenë një marrëdhënie traumatike e kryekomisionerit me maxhorancën edhe gjatë javëve të fundit, gjatë fushatës. Është një debat në distancë që vijon prej kohësh. PS shquhet për marrëdhënie jo të mira historikisht me KQZ edhe kur të emëruarit kanë qenë të saj.
“ Rama e Veliaj duhen kuptuar se po mbrojnë të drejtën e votës në këtë rast. Logjistika ka kushtuar mjaft shtrenjtë në buxhetin e shtetit. Shifrat e pjesëmarrjes tregojnë se është e ulët dhe këtë e lexoj në dy mënyra. Një pengesë logjistike për të cilën po flasim. E dyta, një frymë të madhe për ndryshim në shkallë kombëtare nuk e tregon kjo lloj vote, pasi do të ishte një tjetër nivel votuesish, një tjetër fluks.” Një pjesëmarrje e ulët favorizon maxhorancën” -u shpreh Minxhozi” -u shpreh Minxhozi.