Problemet me Erik ten Hag, “djajtë” gati të “përzënë” 23-vjeçarin e sulmit

schedule18:56 - 10 Tetor, 2023

schedule 18:56 - 10 Tetor, 2023

Prej disa javësh tashmë, “fantazisti” anglez, Jadon Sancho ka prishur çdo marrëdhënie, si me teknikun Erik ten Hag, por edhe me drejtuesit e Manchester United, duke i bërë këta të fundit të gatshëm për të prishur kontratën e 23-vjeçarit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i “djajve” është i gatshëm të paguajë rrogën e plotë të “fantazistit” vetëm që ai të largohet në huazim, në merkaton e dimrit, me anësorin e sulmit që përfiton plot 300 mijë paund në javë nga kontrata e tij me “djajtë”.

Në krahun tjetër, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë të afrojnë qendërmbrojtësin 23-vjeçar të Sporting Lisbon, Gonçalo Inacio, teksa për këtë të fundit pritet një “garë” e vërtetë në merkato me “të kuqtë” e Liverpool, për një lojtar vlera e të cilit është 60 milionë euro. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!