Problemet financiare te Vllaznia, si mund të zgjidhet gjithçka

schedule09:12 - 23 Maj, 2020

schedule 09:12 - 23 Maj, 2020

Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, një ditë më parë i bëri thirrje Këshillit Bashkiak për të zgjidhur problemet financiare të krijuara te Vllaznia, për shkak se nuk është miratuar fondi i kërkuar. Gjithçka ka ngelur peng për shkak burokracish.

Në situatën e krijuar, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër ka vendosur të reagojë dhe kërkon zgjidhjen e disa problematikave, që kanë të bëjnë me pasqyrat financiare, që duhet  të jenë në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar.

Pasqyra financiare e këtij viti kas disa probleme, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga qeveria. Këshilli Bashkiak kërkon modifikimin, pasi në pasqyrat financiare janë të parashikuara edhe të ardhura nga biletat, reklamat dhe sponsorët.

Kjo pjesë, por edhe ajo për shpenzimet operacionale që mungojnë për shkak të ndërprerjes së kampionatit, duhet që të modifikohen deri në fund muajit maj nga klubi shkodran, të cilit i lihet si detyrë edhe ngritja e një Këshilli Mbikëqyrës, por pas 23 qershorit, për shkak të situatës aktuale në vend. /abcnews.al