Problemet ekonomike, Barcelona nuk regjistron dot Agueron dhe Depay

schedule13:18 - 6 Gusht, 2021

schedule 13:18 - 6 Gusht, 2021

Barcelona ndodhet në vështirë financiare. Largimi i Leo Messit ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët, teksa klubi katalanas rrezikon edhe regjistrimin e afrimeve në merkato.

Emra si Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia dhe Emerson Royal janë përforcimet e presidentit Joan Laporta deri në këto momente.

Situata në klubin spanjoll është e rëndë. Gazetari Alfredo Martinez shkruan se sulmuesit Aguero dhe Depay nuk janë regjistruar akoma në LaLiga.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga firmat e Agueros dhe Depay, ata ende nuk kanë të drejtë të luajnë në garat zyrtare, teksa sezoni i ri në Spanjë fillon për dhjetë ditë.

Klubi spanjoll nuk po ia del të zgjidhë pengesat financiare, pasi fatura e pagave është ende shumë më e lartë se sa e parashikon rregullorja e “fair-play” financiar.

Laporta duhet të shesë lojtarë dhe të bindë lojtarët të reduktojnë rrogat e tyre faraonike, përndryshe afrimet në merkato nuk mund të zbresin në fushë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!