Cristiano Ronaldo po kalon momentin më të vështirë te Juventusi. Zëvendësimi në ndeshjen kundër Milanit e acaroi portugezin, i cili u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Ylli i ekipit nuk priti fundin e ndeshjes për t’u larguar nga stadiumi. Shumica e tifozëve të “Zonjës së Vjetër” nuk e kanë pëlqyer veprimin e tij, teksa nga Anglia vjen lajmi i bujshëm.
Manchester United po tenton të shfrytëzojë situatën dhe është gati ta rikthejë 34-vjeçarin në “Old Trafford”. Daily Express raporton objektivin e ri të “Djajve të Kuq”. Ronaldo kaloi 6 sezone fantastike te United dhe vazhdon të jetë një idhull absolut i tifozëve.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ndodhet në vështirësi të mëdha dhe drejtuesit e klubit po presin me padurim janarin për t’u përforcuar. Sulmi është reparti ku priten prurje dhe transferimi i CR7 do të ishte bomba e merkatos. /abcnews.al