Probleme te Kukësi, dy titullarë rrezikojnë sfidën ndaj Flamurtarit

schedule18:04 - 30 Tetor, 2019

schedule 18:04 - 30 Tetor, 2019

Te skuadra e Kukësit, nuk është një moment i mirë. Verilindorët e nisën edhe këtë sezon si çdo sezon tjetër, me objektiv titullin kampion. Edhe pse bënë një merkato vere për t’u pasur zili, blutë e drejtuar nga Shpëtim Duro nuk kanë bërë një fillim sezoni të mirë.

Pas 10 javëve kampionat, Kukësi ka grumbulluar vetëm 15 pikë, duke u renditur në vend të pestë. Përveç problemeve në rezultate, Duros do t’i duhet të shqetësohet dhe për dy futbollistët titullarë, Vasil Shkurtaj dhe Vesel Limaj.

Të dy futbollistët vuajnë nga probleme fizike dhe me shumë gjasa, nuk do të luajnë në takimin kundër Flamurtarit. Shkurtaj po bën një sezon të mirë në aspektin personal deri më tani, pasi ka shënuar 7 gola në 9 sfida. Ndërsa Limaj, ka shumë cilësi të mira teknike dhe pati krijuar një dyshe shumë cilësore në mesfushë, së bashku me kapitenin Musolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!